Çështja Beleri pjesë e fushatës në Greqi, Marku: Kyriakos Mitsotakis lojë për të fituar votat e minoritetit grek
Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë për korrupsion aktive në zgjedhje është bërë pjesë e retorikës së fushatës greke, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis që ka treguar një interes të jashtëzakonshmë për këtë çështje duke dërguar së fundmi edhe sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Kryeredaktori i ERT3 në Greqi, Aleksandër Marku thotë se partitë e tjera e kanë akuzuar atë s epo bën një lojë për të fituar votat e minoritetit grek.
“Ka një interes të madh nga ana e qeverisë greke sa i përket çështjes Beleri. Ardhja sot në tiranë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme ishte një lëvizje e fundit për të treguar se qeveria greke ka interes të jashtëzakonshëm për pakicën kombëtare greke në Shqipëri.
Por partitë e tjera e kanë akuzuar Kyriakos Mitsotakis që po bën një lojë. Ishte vetë kryeministri Micotaqis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që përqafonin zotin Rama në qendër të Athinës kurse tani e akuzojnë se lufton kandidatin grek të Himarës. E konsiderojnë lojë të Kyriakos Mitsotakis për të fituar votat e minoritetit grek”,–tha Marku për ”A2cnn”.