Çështja çame, Idrizi: Informohemi nga mediat greke, ja çfarë bën qeveria
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ u shpreh se për çështjen çame nuk ka marrë asnjë informacion nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ai informohet nga mediat greke.
“Kam informacion që ka dhënë ministri i Jashtëm i Greqisë apo mediat greke”, tha ai. Mes të tjerash ai tregoi edhe detaje të nismës “Çamëria nuk harron”. Ai tha se Çamëria nuk harron as miqtë as armiqtë. “Çamëria nuk harron është një javë dhe një sërë aktivitetesh të cilat sjellin kulturën. Çamëria nuk harron as miqtë, as armiqtë”, u shpreh Idrizi.
Po ashtu ai tha se ndahet dhe bashkohet vetëm për çështjen çamen. “Çështja çame nuk është më në program. Nuk artikulohet. Kjo edhe për shkak të mospranisë tonë. Me këdo më ndan dhe më bashkon çështja çame dhe artikulimi për këtë çështje”, tha Idrizi.
KOHA JONË SONDAZH

