Çështja “Çapja”, kryeprokurorja Marku nis hetim të thelluar
Ndryshimi i akuzave penale ndaj të arrestuarit Shkëlzen Hasanpapaj, që dyshohet se në 6 qershor 2016 lëshoi një morri plumbash kallashnikovi mbi Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo drejtori e krijuar vetëm tre ditë më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, duket se dosjen e parë që do inspektojë, është ajo e atentatit mafioz të ndodhur në qëndër të Elbasanit, kundër dy personave mjaft të njohur në kanalet policore.
Emrat e prokurorëve që do të inspektohen
”Shqiptarja.com”, shkruan se Prokurorët që janë objekt i këtij inspektimi quhen Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha. Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës ka qënë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra.
Njëherësh burimet thanë se objekt i kontrollit do jenë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat e lartpërmendura.
Dosja më pas është qepur dhe më tej ka kaluar për gjykim në datën 11 janar 2018. Pritet që në ditët në vijim drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit që zëvendësoi Dritan Ginën me shumë kontestime, të vendosë për zëvendësimin e prokurores së çështjes Eliverta Murra, duke futur një prokuror tjetër për të përfaqësuar akuzën në seancën e hetimit paraprak.
KOHA JONË SONDAZH

