Çështja “Dvorani”/Avokatja e Popullit paraqitet në Prokurori
Pas Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreut të KED, Adrian Dvoranit, këtë të enjte në prokurori ka shkuar edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila po pyetet për çështjen ”Dvorani”. Avokati i Popullit ka bërë një raport në lidhje me emërimet e KED.
Në një reagim nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca bëri me dije se funksionimi i KED nuk bllokohet nëse Ardian Dvorani merret i pandehur nga prokuroria.
Të mërkurën Dvorani ka dhënë sqarime në prokurori në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga Kreu i Shtetit. Pas daljes nga akuza, Dvorani theksoi se pret një hetim të drejtë dhe jo gjykim mediatik. Sipas ligjit nëse prokuroria do të nisë procedim penal, funksioni i kreut të KED do të ngrijë.