Çështja e detit/ Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias: Një kapitull i ri me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke folur për çështjen e kufijve detarë, tha se Greqia dhe Shqipëria po hapin një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre dypalëshe. Dendias e cilësoi një hap të madh për të dyja vendet dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

“Ky është një vendim shembullor se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët fokusohen në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë…Unë jam veçanërisht i kënaqur që kohët e fundit kryeministrat Mitsotakis dhe Rama kanë rënë dakord për të shpejtuar konsultimet në fushën ligjore në nivelin e ekspertëve”.

Për pjesën e vendimit të Këshillit të BE-së për të shtyrë datën e çeljes së negociatave, ministri i Jashtëm përsëriti qëndrimin se Greqia mbështet pespektivën Europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?