Çështja e detit Shqipëri-Greqi, Dendias: Zgjidhje shumë shpejt, Rama parimisht është dakord

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë duke komentuar çështjen e Detit. Ai tha se vlerëson marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, duke theksuar se këtë vit pritet të ketë zhvillime të reja lidhur me çështjen e Detit. Gjatë kësaj interviste, Dendias sqaroi se kryeministri Edi Rama është dakorduar në parim lidhur me këtë çështje.

“Do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Mund të them me krenari se Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë. Sepse të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të shumëzuar me zero”, tha Dendias.

Nga ana tjetër, ai foli në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia. Dendias tha se Greqia e ka bërë të qartë se njohja përbën pjesë të zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?