Çështja e varrezave, Hila: Gjenerali shqiptar përfundoi duke pirë me atasheun grek
Drejtuesi i emisionit “Arena”, Dritan Hila i ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News tha se emrat e negociatorëve për negociatat me Greqinë duhet të bëhen publik. Hila dha një rast me varrezat, ku një gjeneral shqiptar përfundoi duke pirë me atasheun grek.
Ilva Tare: Negociatorët që do të caktohen nëse merret plotfuqia nga Presidenti tek ministri, a duhet të jenë ata publik, apo rrezikon marrëveshja, qoftë edhe ata si individë se mund të kthehn në target të sulmit politik, target sulmi nga Greqia…
Dritan Hila: Jo, ne kemi pasur një gjeneral që na përfundoi që pinte me atasheun grek kur e çuam për varrezat, në vend që të ishte njeri serioz. Bile i vë përpara përgjegjësisë se negociatës. Absolutisht duhet të jenë publike emrat, se duhet të shofim se çfarë kalibrash po çojmë aty, mos çojmë kaçaflaq që i çojmë për të vënë vetulla dhe na nxjerrin sytë.
Ilva Tare: Kaçaflaq do ma shpjegosh?
Dritan Hila: Kaçaflaq në gjirokastritçe është i pa eksperiencë, kaqol në dialektin tiranas. Është shumë e nevojshme, unë bërë një emision për varrezat dhe kishte një mbyllje dhe nuk më dhanë asnjë informacion qoftë nga ministria e Jashtme, qoftë nga ministria e Mbrojtjes, nuk më dhanë asnjë njeri që të më sqaronte. Që në fund të fundit është një marrëveshje që është operative, po zhvarrosen dhe asnjëri prej tyre nuk më dha informacion. Kjo nuk është normale.
Kur nuk ka transparencë tek opinioni publik, ose ka tradhëti ose paaftësi. Mua më duket normale që të vihen emrat e njerëzve që do negociojnë dhe unë do isha shumë i lumtur të vihej Ksenofon Krisafi.
KOHA JONË SONDAZH

