Çështja ‘Gjika’ shkon në gjykatë, do përballet me 4 akuza

 

 

Hetimi i Prokurorisë së Vlorës për Shpëtim Gjikën ka përfunduar dhe çështja e tij ka shkuar në gjykatë.

Gjika akuzohet për 4 vepra penale me të cilat do të përballet në gjykatë.

Kryebashkiaku u Vlorës akuzohet për “Falsifikim dokumentash” të kryer shtatë herë, “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas prokurorisë së bashku me Gjikën janë dërguar për gjykim edhe 3 persona të tjerë:

Artur Haxhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ndërtimi i paligjshëm” në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar  si vepra  penale nga nenet 186/2 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal.

Doriana Behari (Sulaj), i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer katër herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”,  “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar  si vepra  penale nga nenet  186/3 e 25, 248 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal si dhe Ridvan Mersinaj i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar  si vepra  penale nga nenet  186 dhe 287 gërma “d” të K.Penal.”

 

SHKARKO APP