Çështja Kajtazi, Durrës. Arrest me burg për 18-vjeçaren, detyrim paraqitje për të miturën

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e arrestit me burg për njërën nga motrat Kajtazi, Orialdën 18-vjeçare dhe detyrim paraqitje për më të voglën, Klevisën. Kryetar i trupit gjykues ishte Rexhep Bekteshi. Prokuroria e qytetit bregdetar ka theksuar në dhënien e akuzës se Orialda është një person me rrezikshmëri të lartë.

Prokuroria: Ikën nga shtëpia prej frikës, sepse policia i pyeti se si ishin helmuar prindërit

Motrat Orialda dhe Klevisa Kajtazi janë larguar nga shtëpia e tyre prej frikës që u ka ngjallur pyetja nga policia më 15 korrik se cili ka qenë shkaku i helmimit të prindërve të tyre. Ka rezultuar se dy motrat i kanë “qetësuar” prindërit e tyre dy herë me ilaçe gjumi, në maj dhe në 14 korrik. Ky është versioni paraprak që ka dhënë dje, Prokuroria e Durrësit, për dramën që po luhet në familjen Kajtazi që prej mëse një muaji me protagoniste dy vajzat adoleshente dhe që ka tronditur opinionin në vend. Gjithçka ato e kanë bërë me dashje, helmimin e prindërve dhe motrës, djegien e shtëpisë, vjedhjen e parave, arratisjen, fshehjen, videot me akuza, përfshirë edhe letrën e shkruar prej më të voglës, Klevisës: “Meti, ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do t’i shohësh më me sy, kurrë…”

Sipas Prokurorisë, “në deklarimet e dhëna, shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë shpjeguar se të dyja kanë patur konflikte në familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre. Për të dalë nga situata e krijuar në familje u ka lindur mendimi të përdorin në ushqimin e gatuar, ilaçe gjumi. Këto ilaçe janë përdorur prej tyre dy herë. Herën e parë në muajin maj 2015 dhe herën e dytë në dt. 14.07.2015 dhe kanë sjellë si pasojë shqetësime shëndetësore dhe shtrimin e familjarëve në spital.” “Në pasditen e datës 15 korrik 2015, – shprehet më tej Prokuroria, – kur familjarët Hyqmet Kajtazi, bashkëshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kanë qënë në spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë qënë vetëm në banesë. Ato shpjegojnë se në banesë kanë shkuar punonjes policie për të parë dhe për të pyetur për shkakun e helmimit.

Pas këtij momenti, vajzat e kane ndier veten të frikësuara dhe kanë vendosur të largohen nga banesa, si e vetmja mënyrë për të mbuluar atë që kishte ndodhur me ilaçet në ushqimin e prindërve dhe njëkohësisht për të shpëtuar prej keqtrajtimit te tyre.” Prokuroria e Durrësit, në fund të relacionit, jep dhe akuzat që rëndojnë mbi dy adoleshentet: “Nga sa sipër, me provat dhe aktet e grumbulluara në hetim vërtetohet që me dashje dhe veprime aktive shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi, duke marrë sendet dhe shumën e të hollave në banesë si edhe duke djegur banesën e familjes së tyre, kanë konsumuar veprën penale “Vjedhje” dhe “Shkatërrim i pronës më zjarr.”

INFORMACIONI I PLOTË I PROKURORISË SË DURRËSIT

Me dt. ne dt.16.07.2015, rreth ores 02.30, ne lagjen 15 ne Durres, ne banesen e shtetasit Hyqmet Kajtazi ka rene zjarr dhe jane djegur sende dhe orendi shtepiake. Ne banese nuk ka patur njerez te pranishem. Shtetasi Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi, ne kohen qe eshte djegur banesa kane qene te shtruar ne spitalin e traumes ne Tirane pasi kane patur shenja helmimi ne dt. 15.07.2015. Ne banese kane qendruar dy vajzat e vogla te familjes Kajtazi shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajrazi. Ne kohen qe nga banoret e zones eshte konstatuar renia e zjarrit, dy vajzat e mitura Orialda dhe Klevisa nuk kane qene ne banese por ishin larguar ne drejtim te paditur. I demtuari, Hyqmet Kajtazi, ka konstatuar dhe ka deklaruar se ne banese i jane marre nje shume te hollash prej 400.000 leke dhe 800 Euro. Me marrjen e njoftimit Policia Gjyqesore ka kryer veprimet e para hetimore ne funksion te evidentimit te rrethanave te faktit si dhe vertetimit te vepres dhe autorit apo autoreve te mundeshme te saje. Jane pyetur te familjaret dhe te afermit e shtetaseve Orialda dhe Klevisa Kajtazi, shoqet dhe te njohurit e tyre si dhe jane kryer nje sere veprimesh dhe ekspertimesh. Gjithashtu ne banese, pas kqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte gjetur nje leter e shkruar me shkrim dore dhe me permbajtje te dyshimte, si “ Meti ta morr hakun, te lashe pa shtepi dhe pa dy vajzat e tua qe nuk do ti shohesh me me sy kurre . . . etj” Eshte kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimit, date 29.07.2015 ka rrezultuar se doreshkrimi i tekstit ne formen e nje letre drejtuar Metit . . . duhet te jete shkruara nga shtetase Klevisa Kajtazi, krahasuar me modelet e paraqitura.

Ne daten 13.08.2015, ne vijim te veprimeve hetimore proceduriale, eshte bere e mundur gjetja e tyre ne nje banese te cilen e kishin marre me qira ne qytetitn e Vlores. Gjithashtu ne banesen ku ato qendronin jane sekuestruar shuma e parave prej 100.000 leke, 100 Euro, telefonat celulare, pasaportat ne emer te shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda Kajtazi, karata e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi. Ne deklarimet e dhena si person qe ka dijeni per rrethanat e hetimit dhe me pas si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet, shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane shpjeguar se te dyja kane patur konflikte ne familje, jane keqtrajtuar nga prinderit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe jane dhunuar fizikisht prej tyre. Per te dale nga situata e krijuar ne familje u ka lindur mendimi te perdorin ne ushqimin e gatuar ilace gjumi. Keto ilace jane predorur prej tyre dy here. Heren e pare ne muajin maj 2015 dhe heren e dyte ne dt. 14.07.2015, dhe kane sjelle si pasoje shqetesime shendetesore dhe shtrimin e familjareve ne spital.

Ne pasditen e dates 15.07.2015, kur familjaret Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kane qene ne spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane qene vetem ne banese. Ato shpjegojne se ne banese kane shkuar punojes policie per te pare dhe per te pyetur per shkakun e helmimit. Pas ketij momenti, vajzat e kane ndier veten te frikesuara dhe kane vendosur te largohen nga banesa, si e vetmja menyre per te mbuluar ate qe kishte ndodhur me ilacet ne ushqimin e prinderve dhe njekohesisht per te shpetuar prej keqtrajtimit te tyre. Pasi kane vendosur te largohen nga banesa, kane marre me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit te vetat dhe te motres se madhe si edhe disa leke te familjes.

Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se perpara se te largoheshin kane vene zjarr ne banese dhe kane lene nje leter te shkruar, me qellim qe ngjarja te dukej sikur ishte kryer nga persona qe donin te hakmerreshin. Nga sa siper me provat dhe aktet e grumbulluara ne hetim vertetohet qe me dashje dhe veprime aktive shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi, duke marre sendet dhe shumen e te hollave ne banese si edhe duke djegur banesen e familjet se tyre, kane konsumuar vepren penale “Vjedhje” dhe “Shkaterrimi i prones ne zjarr” e parashikuar nga neni 134/2, 151 i Kodit Penal.” Ne lidhje me kete çeshtje te bere publike kane shkruar shume analiste, kurse Artan Fuga shkruante se lereni ne hallet e tyre kete familje. Por ndodhia kerkon psikologe e analiste per te pare se ne cfare niveli kulturor jemi si shoqeri.

SHKARKO APP