Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çështja Luan Daci/Ballanca: Kuvendi kishte dijeni

Aktualitet E diel, 7 Qershor 2020 15:39
Çështja Luan Daci/Ballanca: Kuvendi kishte dijeni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pezullimi dhe më pas rikthimi në detyrë i gjyqtarit të Vetting-ut Luan Daci, ka hapur debate të forta mbi cilësinë e personave që e kryejnë këtë proces. Një nga institucionet që ka kaluar në filtër këta persona është edhe Avokati i Popullit. Në një intervistë për Euronews Albania, Erinda Ballanca, thotë se ligji nuk ka përcaktuar kritere përjashtuese për ata që aplikojnë për këto pozicione.

“Ajo që dua të them është që ligji nuk ka përcaktuar filtra përjashtues. Rasti i Dacit është një masë disiplinore, e cila i është dhënë atij për largim nga detyra. Teksti parashikon masë disiplinore në fuqi. Masa disiplinore e dhënë duhet të jetë në fuqi në momentin në të cilin bëhet aplikimi. Aktiviteti që ne duhet të kryenim ishte vetëm mbi bazën e dokumenteve, që duhet të paraqisnin kandidatët dhe nuk kishim asnjë kompetencë, asnjë të drejtë ligjore për të kërkuar informacion shtesë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 5 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 6 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 7 orësh

Po çfarë do të ndodhte nëse ky fakt do të ishte bërë i njohur në atë kohë nga Luan Daci. “Maksimumi që ne si institucion do të bënim ishte do ta rendisnim në këtë listën B. Do të çonim dy lista, një listë A më të gjitha kriteret , një listë B më disa kritere. Por, kjo nuk do të thotë se ky është vendim skualifikimi. Ligji përcakton që ka dhe një filtër tjetër që ishte filtri ONM edhe ata do të bënin dy lista, një listë A dhe një listë B. Më pas në Kuvend Komisioni i Posaçëm që do të ngrihej do të vlerësonte mbi bazën e informacioneve dhe të dhënave se çfarë kriteresh plotësonin këta persona dhe kishte mundësinë me një numër të caktuar votash, që të kalonte nga lista B te listë A, dhe më tej në votim edhe individë nga lista B”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Ballancës, në këtë proces më shumë ka marrë vëmendje konsensusi politik sesa kriteret. “Kështu është shkruar ligji që të kishte një konsensus nga të dyja palët për emrat që do të shkonin në organet përkatëse. Komisioni i Posaçëm e ka pasur në dijeni këtë fakt dhe këtu mbaron puna e Avokatit të Popullit. Vlerësimi që ata kanë bërë megjithëse e kanë ditur këtë fakt, kanë menduar që nuk është kriter ndalues , kjo është logjika dhe ky është interpretimi që unë i bëj këtyre dispozitave. Numri që ka përfunduar procesi është 99. Nga këto të dhëna që nga dhjetori i 2019 do të duheshin edhe 6 vite të tjera, që do të thotë edhe dy vite e gjysmë të kaluara, i bie që shkalla e parë të bëhet për 8.5 vite kur afati është 5″.

Etiketat e lidhura

Çështja Luan DaciErinda Ballanca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.