Çfarë bën Rama kur bie tërmet? “Ra apo s’ra unë s’lëviz nga krevati, është e shkruar
Kryeministri Edi Rama ishte sot paradite në zonën e Kombinatit për të parë nga afër dëmet. Gjatë kohës pati takime me banorët e tensiounar. Në bisedë e sipër me një banore ai tregoi se kur bie tërmet nuk lëviz nga krevati pasi sipas tij gjithçka është e shkruar.
Banorja: Kam fjetur jashtë po të them.
Rama: Mirë pra ke fjet jashtë por je këtu me mua se të tjerat që nuk dolën dot jashtë ikën në botën tjetër.
Banorja: Kam ruajtur kokën.
Rama: Ke ruajtur kokën se të ruajti edhe pallati se po mos të ruante pallati e shikoje kokën.
Banorja: Nuk kam pallat, por shtëpi njëkatëshe.
Rama: A ti ke shtëpi njëkatesh, çfarë bën ti këtu, ne po flasim për këta të pallatëve për momentin. Ne të dy unë katunari dhe ti qytetarja që e kemi njëkatëshe 5 hapa e kemi, megjithëse unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra. Është e shkruajtur kjo. Nuk është histori që vrapove ti dhe shpëton. Vrapove ti ike nga tërmeti, ike në rrugë, rrëshqite te lëkura portokallit. Varet si është e shkruar. Të lutem ne duhet të bëjmë tonën.