Çfarë deklaruan në polici tre të arrestuarit për grabitjen e bankës

“Në të gjitha vjedhjet, më përmendin mua të parin, thonë se e ka bërë Landi, por unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen e bankës në bllok.”

Kjo ka qenë fraza e përsëritur që Roland Liti Zekaj ka shqiptuar gjatë kohës së marrjes në pyetje nga prokurori dhe oficerët e policisë gjyqësore.

Por ai në asnjë moment nuk ka dhënë sqarim justifikues se përse gjurma e gishtave të tij ndodhej në një shishe uji pranë murit të hapur, në magazinën e bodrumit nga ku u krye grabitja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për hyrjen në Shqipëri në mënyrë të parregullt nga Mali i Zi, 37-vjeçari është shfajsuar me radhët e gjata në pikën kufitare, duke u shprehur se nuk mbante mend nëse ia kërkuan policët pasaportën apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrim mohues për implikimin në grabitje ka mbajtur dhe 23 – vjeçari Alan Babameto, i cili ka deklaruar se Roland Litin e njeh vetëm si çun të lagjes dhe se nuk ka dijeni për veprimet e këtij të fundit. Por takimet e shpeshta dhe përgjimet ambientale para arrestit hedhin poshtë alibinë e tij.

23-vjeçarit në momentin e arrestimit i’u gjetën 5 mijë euro, të cilat nuk i justifikon me të ardhurat personale dhe familjare.

Robert Kulla i cili u kap në një makinë fouristradë Benz Ml, në pronësi të Roland Litit , është shprehur i rezervuar duke deklaruar se 37- vjeçari i kishte borxh një shumë parash, duke mohuar dyshimet për dhënien e parave me fajde.

Ai ka pretenduar para hetuesve se para, gjatë dhe pas grabitjes së bankës ka qenë në plazhin e Tales me disa shokë.

Hetimet proceduriale po vijojnë për të dokumentuar të plotë veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar, ndërsa dyshohet se rrjeti i personave të implikuar në grabitje në formën e bashkëpunimit të jetë më i madh.

Paraditen e së shtunës, tre të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë.

Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?