Çfarë dihet deri tani për sulmet terroriste në Bruksel

Shpërthimet kanë goditur Aeroportin në Bruksel dhe një stacion metroje në afërsi të zyrave  qendrore të BE-së.

Tre shpërthime kanë goditur Brukselin këtë të martë, që në mëngjes. Dy të parët në aeroportin Zaventem dhe një shpërthim një orë më vonë në metronë pranë selisë së Bashkimit Europian. Të paktën 26 persona rezultojnë deri më tani të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokurori federal belg Frederic Van Leeuw i ka quajtur të tre shpërthime sulme terroriste. Brukseli ka bllokuar çdo lëvizje, nisur nga: Aeroporti, stacionet e metrove, muzetë dhe shërbimeve të trenave ndërkombëtarë janë të mbyllura. Banorëve është u thënë të qëndrojnë në shtëpi ose në vendin e tyre të punës.

Aeroporti

Shpërthimet në Aeroportin e Brukselit, ndodhën rreth orës 8 të mëngjesit sipas kohës lokale. Van Leeuw ka konfirmuar se një nga shpërthimet është kryer nga një bombë vetëvrasëse, por nuk dhënë detaje rreth shpërthimit të dytë. Sipas Reuters, thuhet se ka pasur thirrje në gjuhën Arabe dhe të shtëna pak para shpërthimeve. Mediat belge njoftuan se një armë Kallashnikov e llojit AK-47 është gjetur në aeroport. Raportet fillimisht sugjerojnë se shpërthimi ndodhi para një tavoline. Daniel Widman, nga Suedia, po udhëtonte nga Liberia për në Suedi. Ai është shprehur se: “Isha duke fjetur dhe u zgjova nga njerëzit që po ulërinin. Unë vetëm kam ndjekur turmën. Njerëzit kanë lënë bagazhet e tyre dhe kanë menduar vetëm të largohen. Neve nuk u dha asnjë informacion në terminal”.

Stacioni në metro

Rreth orës 9.10 të këtij mëngjesi një shpërthim goditi stacionin Maelbeek në qendër të qytetit, një institucion shumë pranë selisë së zyrave të Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Brukseli Guy Sablon u tha gazetarëve se 15 persona janë vrarë dhe 55 të plagosur. “Për momentin, ajo që ne dimë është se ka pasur të paktën një ndoshta dy shpërthime; ne ende jemi duke hetuar “, Sandra Eyschen, një zëdhënëse e policisë federale belge, i tha New York Times. “Ka disa të plagosur, ne nuk kemi ndonjë numër të saktë, dhe për fat të keq duket se ka disa të vdekur”.

Komisioni Europian i ka kërkuar stafit të saj për të qëndruar në ambiente të mbyllura, ndërsa Reuters raporton se Belgjika po dërgon 225 trupa shtesë në Bruksel pas shpërthimeve.

Burimi:Time/Përshtati:Redjon Shtylla

SHKARKO APP