Çfarë do të ndodh në ditët në vijim? Çuçi e thotë me bindje: Nuk do ndërpritet më puna në Parlament!
Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend në javët vijuese, foli kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi. Ai u shpreh se nuk do të ndërpritet më puna e Parlamentit.
”Nuk do ndodhë më që të ndërpresë punën Parlamenti. Një seancë ishte, dhe ajo në mirëbesim, sa dolëm ne që u lamë sallën, zaptuan platformën e qeverisë. Garda duhet të garantojë mbarëvajtjen e seancës plenare, nuk është detyrë e grupit parlamentar. Seanca të tilla i provokojnë kolegët e opozitës”,-tha Çuçi. Nga ana tjetër ai tha se tensionet e kësaj të Hëne në sallë ishin pasqyrim i krizës së Partisë Demokratike, për të cilën shton se nuk e ka fajin mazhoranca.
“Nuk është faji jonë që opozita është në krizë dhe nuk jemi ne në asnjë ëndërr të keqe, shkaktarët. Mazhoranca është solide, kjo krizë ka sjellë situata të kësaj natyre, kjo situatë është pasqyrim i krizës që ka opozita. Mos harroni se i kemi fituar ne zgjedhjet, dhe jemi zgjedhur ne për të qeverisur. Ne do vazhdojmë punën tonë, ne s’kemi probleme me opozitën. Jo që s’e kemi shkaktuar krizën, por as mos prisni që ne ta bashkojmë”,-tha më tej kreu i grupit të PS-së.