Cfarë do të ndodhë me të papunët pas daljes nga pandemia? Zv.ministrja e Ekonomisë zbulon politikat ndihmëse

Të vetëpunësuarit janë vendosur nën lupën e rrezikut gjatë kësaj periudhe. Pandemia botërore, e kthyer tashmë në një pandemi ekonomie, ka imponuar krizë për shumë biznese dhe sipas ekspertëve ligjet e pashkruara ekonomike do të sjellin faliment për më të vegjlit.

Shumë individë, përveç uljes së rrogës, u përballën dhe me humbjen e vendit të punës gjatë kësaj periudhe. Sektori i turizmit është edhe më i prekuri me pothuajse 30% persona të mbetur papunë.

Ndihma ekonomike ne paketen e zgjeruar është një stimul për të mos thelluar vështirësitë financiare, por pas daljes zyrtarisht nga pandemia, cfarë do të ndodhë me këta të papunë?

Zv.ministrja e Ekonomisë, znj.Vasilika Vjero, thotë se në vijim do të ketë politika ndihmëse për të ndihmuar këta persona.

Karantina ka shtuar ankthin

Mbi 2 muaj karantine i ka lënë vendin edhe problemeve psikologjike. Profesionistët e shëndetit mendor thonë se, gjatë ditëve të fundit, shumë individë të moshave të ndryshme kanë kërkuar ndihmë për të luftuar ankthin Kjo situatë sipas psikiatres Arjana Rreli ndikon ngushtësisht në uljen e produktivitetit në punë dhe në aktivitetin e përditshëm.

SHKARKO APP