Çfarë e shkaktoi vdekjen e dyfishtë? Tre mjekë shkojnë në Prokurori
Shkaqet pse nëna në muajin e nëntë të shtatëzanisë humbi jetën papritur, ku familjarët denoncojnë bluzat e bardha, ka shumë pikëpyetje të një sorrollatje prej 5 orësh nga një spital në tjetrin.
Sakaq, mësohet se mëngjesin e sotëm, Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për dy mjekë dhe një infermiere. Dy mjekët dhe infermierja akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
35-vjeçarja Aida Cajka shtatëzënë në muajin e 9-të ka humbur jetën bashkë me foshnjen në maternitetin “Koço Gliozheni” mëngjesin e 16 shtatorit.
Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryejen e ekzaminimeve përkatëse.
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.
KOHA JONË SONDAZH

