Çfarë është programi IPARD, kush fshihet pas miliona eurove të grabitura dhe hetimi nga SPAK

-Ka informacione se SPAK është në fazë hetimi  final dhe do të dalë me akuza për disa figura politike dhe biznesmenë të lartë, njerëz të medias, analistë, grupe kriminale, kryetarë bashkish e ku do të arrestime-

IPARD siguron grante për fermerët dhe bizneset rurale për projekte investimi, për të modernizuar sektorin bujqësor, përpunimin agro-ushqimor, infrastrukturën rurale, diversifikimin bujqësor, etj.

Në Shqipëri, financimi zakonisht vjen nga BE 75 % dhe nga buxheti i shtetit 25 %.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi IPARD II (2014-2020) ishte periudha e kaluar ku Shqipëria aplikoi në instrumentin IPARD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastaj u planifikua IPARD III për periudhën që përfshin vite të tjera me një fond të konsiderueshëm për projektet rurale në Shqipëri.

Çfarë nënkupton “dosja IPARD”?

“Dosja IPARD” përdoret shpesh kur mediat ose institucionet flasin për hetimet mbi abuzimet ose keqpërdorimet e fondeve europiane IPARD në Shqipëri.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka bërë auditime dhe ka konstatuar parregullsi në përdorimin e fondeve IPARD, duke dërguar raportin e saj pranë autoriteteve shqiptare.

Fondet për programin IPARD III u pezulluan për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe për të marrë garanci se Shqipëria do të hetojë dhe përmirësojë procedurat.

Hetimet penale mbi abuzimet me fondet IPARD janë trajtuar nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Çfarë ka zbuluar OLAF, pra hetimet ndërkombëtare?

OLAF-i deklaron se në hetimin për Shqipërinë ka identifikuar “anomalitë” dhe keqpërdorime të fondeve IPARD me një vlerë prej 33 milionë eurosh që dyshohen se nuk janë përdorur sipas qëllimit.

Ndërkohë është bërë pezullimi i fondit të ardhshëm (IPARD III), deri në 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare dhe kjo ndikon shumë te bujqit e blegtorët e vertetë.

Pra si pasojë e gjetjeve të OLAF-it dhe dyshimeve serioze, Komisioni Evropian ka pezulluar disbursimin e fondeve të programit IPARD III në Shqipëri, rreth 112 milionë euro, derisa Shqipëria të marrë masa për korrigjime dhe të garantojë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Gjetje të skemave korruptive: tenderime të manipuluara, favore, ndërmjetës

Hetimet zbuluan se përfituesit shpesh zgjidheshin përmes tenderimeve të manipuluara, propozimesh të falsifikuara, kontrata pa konkurrencë, çmime të fryra dhe përdorim të ndërmjetësve që merrnin komisione të larta për “shërbime asistence”. E ku, sipas hetimeve, njerëz të rëndësishëm kanë shuma të mëdha në euro dhe i kanë përdorur për interesa të tjera e jo në bujqësi.

Gjithashtu u identifikua që aplikantët për fondet IPARD shpesh detyroheshin të paguanin për shërbime “konsulence” që në praktikë ishin pagesa të fshehta (ndaj nga 30 % të vlerës së projektit në disa raste).

Një tjetër gjetje e rëndësishme është se disa grante u dhanë për projekte që nuk ekzistonin fare ose për qëllime jo bujqësore: vila, objekte turizmi, shtëpi për njerëz të medias, ndërtesa banimi në zona bregdetare, dhe objekte të tjera që nuk kishin lidhje me projektin bujqësor.

Kallëzime të shumta ndaj AZHBR, Frida Krifcës dhe zyrtarëve të tjerë

OLAF ka bërë kallëzime penale kundër ish-drejtores së AZHBR-s, Frida Krifcës, dhe disa vartësve të saj, për rreth 134 milionë euro grante IPARD-II të dyshuara për abuzim dhe shpërdorim.

OLAF i ka dërguar SPAK-ut informatat dhe rekomandimet për hetim dhe rikthim të fondeve, duke kërkuar ndjekje penale dhe rikuperim të shumave të paarsyetueshme.

Raporti zyrtar i përfundimit të hetimit OLAF

OLAF ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar raportin dhe rekomandimet e përfundimit te autoritetet shqiptare. Megjithatë, shumë prej zbulimeve dhe dokumenteve mbeten konfidenciale dhe nuk janë publikuar ose zbardhur plotësisht në medie.

Në një periudhë, Prokuroria e Posaçme shpalli “moskompetencë” për dosjen IPARD dhe e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës, por më pas dosja është kthyer përsëri në SPAK.

Qeveria për herë të parë ka pranuar se janë bërë abuzime me fonde të IPARD II, duke folur për “mashtrim dhe konflikt interesi” në disa aplikacione dhe shpërndarje grantesh.

Ministria  Financave ka hapur tender për auditim forensic të programit IPARD II për të analizuar procesin dhe zbatuar hetime të brendshme (pra, institucionet vetë po “kontrollojnë” procesin).

Bllokimi i fondeve nga BE dhe presion ndërkombëtar

Komisioni Evropian, pas gjetjeve të OLAF, vendosi të pezullonte disbursimin e fondeve bujqësore të programit IPARD për Shqipërinë.

Në shtator 2025, zyra e OLAF në një takim me autoritetet shqiptare nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit në hetimin e rasteve të fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.

Mbyllja e hetimeve dhe pritshmëritë për “peshq të mëdhenj”

Ka informacione se SPAK është në fazë hetimi  final dhe do të dalë me akuza për disa figura politike dhe biznesmenë të lartë, njerëz të medias, analistë, grupe kriminale, kryetarë bashkish e ku do të arrestime.

Por OLAF kërkon që milionat e eurove të kthehen e kjo duket punë e vështirë, sepse janë bërë vila, ndërtesa, hotele etj paratë e BE. Nuk kanë shkuar për bujqësinë, siç ishte programi i BE.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?