Çfarë është tregu i përbashkët rajonal? Ekspertët: Ndryshon nga CEFTA

”Open Balkan” është iniciativa e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të përshpejtuar krijimin e tregut rajonal të përbashkët. Ky proces i nisur nga BE-ja 7 vite më parë, tashmë po merret në dorë nga vetë liderët e Ballkanit, të cilët e shohin si perspektivën e duhur për të ardhmen e ekonomive të tyre.

Në Forumin e Shkupit liderët nënshkruan tre marrëveshje, të cilat pritet të zbatohen nga mesi i tetorit. Eksperti Eduart Gjokutaj shprehet se fryma e këtyre marrëveshjeve na sjell më pranë tregut të përbashkët.

“Në takimin e fundit shikojmë që qasja e tregut rajonal të përbashkët po merr jetë. Shohim që një lehtësi është heqja e lejeve të punës. Nga ana tjetër në pikat doganore do të ketë një lehtësi në procedura për kalimin e mallrave dhe shërbimeve. Është hedhur edhe ideja për harmonizimin e TVSH-së. Kjo do të thotë një shkëmbim informacioni midis administratave tatimore më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë probleme me taksat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga drejt një tregu të përbashkët është ende e gjatë shprehet Gjokutaj. “Nëse CEFTA është një marrëveshje vetëm për shkëmbimin e mallrave, tregu i përbashkët rajonal është një dinamikë shumë më e madhe, sepse përfshin energjinë, përfshin shoqërinë civile, përfshin jetën e përgjithshme të vendit duke filluar nga tregu i punës dhe duke e bërë në tërësi një treg që synohet të ketë sa më shumë lehtësira dhe të mos shihet si një vend i vetëm bazuar në marrëveshje dypalëshe, por si një vend që përfaqësohet nga një unitet normash dhe rregullash të ngjashme me ato të BE-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?