Çfarë janë “Korridoret Sanitare” që do të krijohen në tregjet e Shqipërisë duke nisur nga e hëna?

Në tregjet e Tiranës janë konstatuar të paktën dy raste dyndje masive njerëzisht në shkelje të distancës së sigurisë dhe rregullave të higjienës, çka ka sjellë reagimin e autoriteteve.

Për të parandaluar përsëritjen e këtij veprimi të gabuar që mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit në Shqipëri, nga e hëna në tregje do të vendosen ato që emërtohen si “Korridorë Sanitarë”, në formën e tunelit ku do të dezinfektohen qytetarët para se të futen.

Rregullat e reja parashikojnë:

-Ndalimin e makinave në tregje. Zbatimi i këtij rregulli do të garantohet nga forcat e ushtrisë

-Do të mbyllen të gjitha hyrjet e tregjeve, duke lënë një hyrje të vetme nga e cila do të mund të futen blerësit, duke respektuar distancën e sigurisë dhe standartet e higjienës.

-Ambulantët nuk do të lejohen në hapësirat e tregjeve

-Në hyrje të tregjeve do të krijohet një tunel higjienik për dezinfektim

-Brenda tregjeve do të vendosen sinjalistika për distancën e sigurisë 2 metra që do të mbahet nga blerësit gjatë periudhës që ndodhen në treg.

Ndërkohë, për ata që shkelin rregullat do të rritet më tej gjoba dhe parashikohet ndër të tjera përshkallëzimi deri në arrestim.

SCAN

SHKARKO APP