”Çfarë ke sot mo vlla, më lër të flas”, Dudushi debat me Kokën: Rama çoi UÇK te Trump
Pjesëmarrja dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, është temë debatesh në emisionet politike në vend.
Dudushi: Edhe Bashkimi Europian nuk ka një qëndrim unik për këtë. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr pjesë. Vendet e tjera europiane janë kundër me qëndrimet e SHBA. Edhe në çështjen e Irakut, ata ishin kundër kësaj historie, europianët.
Rakipllari: Anglia ka qenë gjithmonë me Amerikën, është hera e parë që nuk është.
Dudushi: Disa nuk janë shprehur, disa thonë që do e shqyrtojnë, kjo është gjendja evropianëve. Kjo i shërben Ramës. Po doli nga zona e OKB-së do e arrestojnë aty për çështjen e McGonigal, e mbani mend.
Koka: Bravo i qoftë opozitës, ti e di fare mirë që nuk është kështu. E paska arritur retorikën opozita.
Dudushi: Çfarë ke mo vëlla? Pse je kaq i mërzitur sot?
Koka: Unë nuk kam fare emocion, pse thua kështu.
Dudushi: Të lash të flisje, më lër.
Koka: Ke të drejtë më fal.
Dudushi: Rama sot tërhoqi vëmendjen. Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova nuk mund të tërhiqnin ndryshe vëmendjen e Trump. Rama sot ka luajtur në mënyrë perfekte, çfarë efekti do të ketë kjo mbetet për tu parë. Ky është vetëm fillimi, dhe atij mund ti kthehet si boomerang. Tani që ai përmendi çështjen e komandantëve në Bordin e Paqes, nuk mund të mbetet me aq.
KOHA JONË SONDAZH

