Çfarë lehtësirash ofron Karta e Studentit

Një ndër kërkesat e studentëve përgjatë protestave për reformimin e arsimit të lartë, është pajisja me Kartë Studenti. Karta, e cila u shërben studentëve përgjatë kohës që janë në shkollë, ofron një sërë lehtësirash. Në një projektvendim nga Këshilli i Ministrave, qeveria qartëson cilat janë këto lehtësira.

Pretendohet që Karta e Studentit t’i lejojë hyrje falas mbajtësve të saj në biblioteka, muze, galeri arti, parqe arkeologjike, teatër e shfaqje artistike. Shërbimet në shëndetësi do të jenë të gjitha falas për studentët, po ashtu edhe strehimi social për ata në nevojë. Nëse studentët janë prindër, Karta do të sigurojë regjistrimin në çerdhe e kopshte të fëmijëve të tyre.

Mbajtësve të Kartës së Studentit do t’u mundësohet hyrja në stadiume, pallate sporti, palestra dhe aktivitete sportive. Projektvendimi liston edhe transportin publik si pjesë e komoditeve të Kartës, përfshirë transportin ajror. Gjithashtu, kurset dhe lëshimet e patentave (a dokumenteve të ngjashme) do të jenë falas a me çmim të reduktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?