Çfarë ndodh fundjavave në Dajt? Çani: Këta njerëz rrojnë për…
Gazetari Arjan Çani tregon në “Të Paekzposuarit” me atë çfarë ka ndodhur një fundjavë në Dajt, për të cilin u shpreh se ajo është pamja e vërtetë e këtij populli. Ai tregon se jemi primitiv sepse shumica e njerëzve rrojnë për të ngrënë, hanë sikur të ishte dita e fundit.
“Shkoja një fundjavë për në Dajt dhe u përballa me kilometra makinash sepse njerëzit që mundohen të venë atje kishin bllokuar rrugën. Pyes policin çfarë ka ndodh ka vdekur ndonjë njeri, ai më thotë s’ka ndodhur asgjë po njerëzit shkojnë të hanë mish të pjekur, kështu ndodh çdo fundjavë. Imagjino numrin e madh të mishngrënësve, por më erdhi keq për numrin e kecave dhe qengjave që theren.
Imagjino pastaj Mulletin edhe atje mish nga të gjitha anët. Ngrënia e mishit është kënaqësi e madhe sepse shumica e njerëzve rrojnë për të ngrënë, hanë sikur të ishte dita e fundit, dhe si mund të mendosh se ai tipi të mendojë për inceneratorët dhe prandaj biem në konkluzionin qoftë dhe të gabuar por që jemi primitiv akoma. Kemi një elitë shumë të vogël që pakësohet shumë nga sulltani”.