Çfarë ndodhi te Bregu i Lumit, policia arreston fëmijë e gjakos banorët

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, ku ka pasur përleshje, dhunë dhe arrestime fëmijësh. Policia u ka shkuar banorëve që në orën 6 të mëngjesit për të prishur banesat e tyre të shoqëruar nga fadromat e INUV.

Shumë persona kanë mbetur të lënduar. Një grua ka thyer këmbën dhe është transportuar në spital, ndërsa shumë persona të tjerë  janë gjakosur. Policia ka përdorur gjithashtu edhe gaz lotësjellës, pas rezistencës nga banorët. Këta banorë po hidhen në mes të rrugës duke mos përfituar asnjë dëmshpërblim.

Disa foto të publikuara nga “Shijak Tv” tregojnë se policët po dhunojnë banorët të cilat janë të gjakosur e ndërsa shumë fëmijë janë arrestuar pasi kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre që prindërit mezi i kanë ndërtuar me djersë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?