Çfarë pashë në zonën 8, në qendër të Tiranës
Nga Jorida Tabaku
Në rrugën e zonës 8, në qendër të Tiranës, shihje në sytë e qytetarëve dëshpërimin e një kombi që po tretet dhe bizneseve që falimentojnë. Një nga zonjat, pronare biznesi, më tha se po punonte për të nxjerrë fëmijët jashtë vendit. Në mes dëshpërimit se nuk po mund të fitojë më të ardhura pasi paratë shkojnë për taksa dhe konsumi ka rënë, bizneset ankoheshin për mungesën e një ardhmërie.
Në të vërtetë, ardhmëria është në datën 16 mars. Atë ditë secili prej nesh vendos të ardhmen e vendit të parëve tanë, tonin dhe fëmijëve tanë. Duhet të luftojmë për të mposhtur të keqen dhe jo t’i ikim asaj. Askush nuk duhet të dorëzohet para së keqes sidomos kur ajo ka marrë frenat e qeverisjes.
Së bashku, më 16 mars do të mund të përcjellim në vendin e duhur atë që sot keq qeveris me dëshirë dhe mendje të ligë vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

