Çfarë “peshku” do të pjekë Escobar dhe Kim

Nga Daniel Muçaku dhe Lindita Kokoli

SHBA duket e vendosur që të mos vonojë në ndëshkimin e politikanëve të akuzuar për korrupsion, “shpërdorim detyre” apo për bashkëpunim me grupet kriminale.

Deri tani ka patur veprime në letra nga pala amerikane, por ende nuk është përkthyer në arrestime VIP, pra në pranga zyrtarësh tepër të lartë dhe VIP të politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 9 dhjetor vjen në Tiranë në një vizitë të paralajmëruar zyrtare Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky është njeriu kryesor që di gjithçka për Ballkanin Perëndimor. Natyrisht edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim zotëron çdo fakt për klasën politike dhe e di më mirë se sa SPAK-u ynë se cilët emra janë me dosje korrupsioni dhe krimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që ka vonuar SPAK-u në arrestime VIP lidhet me ndërlidhjet që kanë politikanët kryesorë me njeri-tjetrin, pasi e dinë se po u këput një hallkë e zinxhirit, ikën krejt zinxhiri.

Ndaj mbrojnë njeri-tjetrin nga arrestimi.

Por duket se Uashingtoni zyrtar nuk fal dhe do t’i shkojë deri në fund shkatërrimit të kësaj klase politike të korruptuar.

Po të shikosh njoftimin e ambasadës amerikane shpërndarë sot vëren se cilët nuk janë akoma në fokus për momentin për SPAK. Ndërsa disa të tjerë ndjehet se do jenë në litarin e SPAK.

Ja se çfarë shkruan ambasada amerikane:

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Pra e thënë troç Edi Rama dhe Lulzim Basha, si pjesë e klasës së vjetër politike, nuk janë këtë radhë në darën e SPAK.

Me vonë nuk dihet!

Ndërsa për momentin SHBA dhe SPAK do godasin fort disa të tjerë, si dhe ka informacione se janë në listë edhe disa oligarkë dhe pronarë mediash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?