Çfarë po ndodh/ Arrestohet aktori i njohur Albano Bogdo?
Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo është vënë në pranga. Kështu duket në fotot që kanë mbërritur në redaksinë e SYRI.net. Fotot tregojnë Bogdon duke u shoqëruar nga policia e duke zbritur shkallët e shtëpisë së tij. Banorët e pallatit janë çuditur kur kanë parë aktorin e njohur duke u nxjerrë me forcë nga forcat e policisë.
Ata janë shprehur se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, ndërsa tregojnë se në datën 3 tetor ai ka edhe premierën e shfaqjes.
Në fakt e vërteta e këtyre fotove është ndryshe. Albano Bogdo dhe disa aktorë të tjerë humori, janë duke luajtur në një film që do të shfaqet së shpejti.
SYRI.net
Aktorët e spektakli Apartament 2XL janë në prag të hapjes së sezonit të ri dhe më 3 tetor nis Apartamenti dhe nuk e dimë nëse do ta shohim atje apo live nga burgu. Presim premierën për të parë nëse është humor apo jo.

