Çfarë po ndodh? Gjenerali: Irani bën luftë hibride, ja sa rrezikon Shqipëria

Gjenerali Dedë Prenga thotë se situata është kaq komplekse dhe e ndërlikuar sa askush nuk është i përjashtuar nga rreziku Iranian. “Edhe nëse nuk ndodh asgjë, ne tashmë në marrëdhënie me Iranin e kemi treguar dhe e dimë se në çfarë pozicioni jemi. Duke filluar nga ata që kanë ardhur në Durrës, duke vijuar me sulmin kibernetik që u realizua dhe në shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike. Ne jemi tashmë në pozita të tilla, përsa kohë nuk kemi të vendosura reciprokisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, tha fillimisht gjenerali në ”A2cnn”.

Po ashtu Prenga shtoi: “Situata është kaq komplekse dhe e ndërlikuar sa askush nuk është i përjashtuar. Nuk jemi të rrezikuar në atë masë të paimagjinueshme, por unë do të thosha që nuk jemi të përjashtuar, në modelin e luftrave hibride. Nuk them se ne rrezikohemi nga një raketë balistike e Iranit, që do kalojë nëpër shumë vende të NATO-s dhe janë të përgatitura për ta interceptuar dhe për të bërë asgjesimin e saj.

Nuk jemi të përjashtuar nga një veprim i një personi, që askush nuk e komandon, se edhe brenda atyre muxhahedinëve janë identifikuar qytetarë të cilët kanë qenë për të marrë informacion. Mundet dhe nga jashtë dikush të paguhet, ajo pjesa e luftës hibride, që mundet të ngrejë një dron dhe mundet në çdo objekt ta lëshojë. Nuk kemi në asnjë vend atë lloj sigurie sepse do t’i takonte që çdo qytetari t’i vinim dy ushtarë apo dy policë që ta kishim nën kontroll non stop 24 orë. Kjo nuk mund të ndodhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zjarri që kemi marrë mbi kurriz ndikon. Por, asnjëri nuk mund të përcaktojë dhe nuk mund të bëjë orakullin në këto momente e të thotë që do ndodhë kjo apo do ndodhë ajo. Kjo është hipotetike, por siç nuk jemi të rrezikuar në masë të konsiderueshme, ashtu them unë që nuk jemi as të përjashtuar sepse jemi pjesë e koalicionit dhe mbështetjes me aq kapacitete dhe mundësi sa kemi, qoftë dhe nëpërmjet një deklarate siç është kjo rezolutë e miratuar sot”, shtoi gjenerali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?