Çfarë po ndodh? Mediat italiane: Luftanija ruse ndodhet përballë Shqipërisë
Luftanija ruse ndodhet përballë Shqipërisë, në një kohë që lufta në Ukrainë i ka kaluar 110 ditëve. Nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata-nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO-n.
Ky tregim force nga marina e Putinit, i është afruar edhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.
Në Mesdhe ndodhet edhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.
Forcat e NATO-s dhe Rusisë u dislokuan njëkohësisht në Detin Baltik për stërvitjet ushtarake të planifikuara prej disa kohësh, por që megjithatë marrin një rëndësi të veçantë në një kohë tensionesh shumë të larta ndërkombëtare. Edhe pse Shqipëria e cila është pjesë e NATO-s, është e sigurtë, të tilla zhvillime nxisin reagime dhe shqetësime tek shqiparët.