Çfarë po ndodh në Bruksel, VIDEO LIVE

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=y60wDzZt8yg” width=”560″ height=”315″]

Belgjika është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthime të njëpasnjëshme. Pak pasi shënoi ora 08:00 e mëngjesit dy shpërthime në terminalin e aeroportit të Brukselit lanë pas të paktën 13 viktima dhe 35 të plagosur. Ndërkohë 90 minuta më pas një tjetër shpërthim u dëgjua në një metro pranë selisë qëndrore të Bashkimit Europian, nga i cili raportohen 15 të vdekur.Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann. Paraprakisht sulmet raportohen të jenë të karakterit terrorist dhe të ndërlidhura me arrestimin e të dyshuarit për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë plagosur  pas dy shpërthimeve që tronditën aeroportin e Zaventemit në Bruksel në një sulm terrorist.

Prokurori konfirmon se shpërthimi në aeroport ishte vetëvrasës dhe konfirmon numrin e 13 të vdekurve dhe 35 të plagosurve.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.

Mediat raportojnë se para shpërthimeve ka pasur të shtëna me armë dhe thirrje në arabisht. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qKEk1YCOz8Q” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP