Çfarë po ndodh në Kuvend? Gazetarët largohen nga salla e seancave plenare
Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla. Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.
Sakaq, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.
Gjithçka duket se ka nisur teksa gazetarët, që ndodheshin në vendin tyre të përjavshëm, po ndiqnin punimet e Kuvendit. Teksa ai ishte duke filmuar, një gardist e ka paralajmëruar atë që ndalë filmimin. Më pas ka nisur ‘debati’ mes tyre, ndërsa gazetarët janë nxjerrë nga salla e seancave.