Çfarë po ndodh në Shkodër? Manastirliu: Pati shpërthim sepse…

Shpërthimi i Covid-19 në Shkodër, krijoi panik dhe frikë tek qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në “Open”, ku foli për pandeminë e Covid-19. Ministrja u ndal edhe tek Shkodra, ku tha se numri u rrit sepse qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria.

Çfarë po ndodh me Shkodrën?

“Në Shkodër duhet shikuar si një rast suksese sepse ne kemi tesuar edhe vijën e 2 dhe të 3. Në Shkodër janë testuar 380 raste dhe 71 raste kanë dalë pozitiv. Por theksoj se 60% e rasteve pozitive janë asimptomatik. Ne kemi testuar edhe vijën e 2 ose të 3 të kontakteve dhe do të vazhdojmë me testimet. Në Shkodër pati një shpërthim të përhapjes sepse nuk u respektuan masat parandaluese që ka vendosur qeveria. Ato kanë shkuar në varrime duke përhapur virusin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?