Çfarë po ndodh, zjarr në brendësi të tunelit të Elbasanit

Një mjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit. Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 18:20 të ditës së sotme dyshohet se mjeti në pronësi të F.N. ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të mjetit. Si pasojë e ngjarjes, njëra korsi e tunelit është e bllokuar, që mund të sjellë edhe krijimin e trafikut. Shërbimet e zjarrfikëses që shkuan në vendngjarje, bënë të mundur fikjen e zjarrit. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP