Çfarë u pa në votime? Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2382 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Ajo që bie në sy përpos të tjerave në rezultatin që kanë prodhuar zgjedhjet e 11 majit, janë votat e pakta të partive të vogla dhe të reja. Nga numërimi i 2382 kutive nga 5225 në total. Nga këto 4% e përkthyer në 3 mandate ka PSD e Tom Doshit, ndërkohë që Mundësia dhe Nisma me nga 3 % kanë nga një mandat, ndërsa një mandat ka edhe Bashkë e Arlind Qorrit me 1 % të votave.

Asnjë mandat nuk kanë siguruar deri më tani Koalicioni Djathtas për Zhvillim dhe ai Euroatlantik, po kështu edhe AKSH e Elena Kocaqit dhe Lëvizja Atdheu e Kreshnik Osmanit. Këtë herë me shumë mundësi do të kemi për herë të parë në parlament Partinë Bashkë të përfaqësuar me një deputet, si edhe Nisma dhe Mundësia me nga një deputet, ku në karrigen e kuvendit shanset janë të shohim drejtuesit e këtyre partive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq nga numërimi i deritanishëm Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës me 53% të votave ose 83 mandate, ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34% të votave ose 51 mandate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?