FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë u zbulua në grupin e Whats App “Himara ime je ti” të Belerit? ”Nga këto do digj*esh”

Këtë të martë, gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës së nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin Whats App i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.

Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti! Mirëpo, avokatët e Blerit i kundërshtuan leximet e SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Kokaveshit. /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?