Champions League. Fitojnë Barcelona dhe Bajerni
Ka startur mbrëmjen e sotme kompeticioni i “Uefa Champions League”. Barcelona ka fituar me rezultatin tenistik 7-0 kundër Celtik duke marrë tre pikët e para në grupin C. Për katalanasit shënuan Mesi tre gola, Suarez dy gola, Nejmar dhe Iniesta.
Fitore mori dhe Bajerni i Mynihut duke mundur në shtëpi Rostov me rezultatin 5-0. Levandovski, Myler, Bernat dhe Khimich me dopietë i dhanë fitoren kampionëve të gjermanisë.
Ndërkohë sfida mes PSG-së dhe Arsenalit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Në këtë sfidë lojtari me orgjinë shqiptare Shkodran Mustafi lujati si titullar, ndërsa Granit Xhaka u aktivizua në minutën e 71-të.
Fitore të rëndësishme mori dhe skuadra e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj, Napoli. Napolitanët mposhtën në transfertë ekipin e Dinamon e Kievit me rezultatin 2-1. Në këtë sfidë Hysaj luajti për 90-minuta duke bërë një ndeshje fantastike.
Ndërsa Bazeli i Taulant Xhakës barazoi në fushën e saj kundër Ludogoretsit. Mesfushori i kombëtates sonë luajti përgjatë gjithë 90-minutave në këtë sfidë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme.
Barcelona-Celtik 7-0
Bajern Mynih-Rostov 5-0
Dinamo Kyev-Napoli 1-2
PSG-Arsenal 1-1
Basel-Ludogoreds 1-1
Benfika-Beshiktash 1-1
PSV-Atletiko Madrid 1-1.
TEMA
KOHA JONË SONDAZH

