Champions League, përfundon Skëndërbeu-Dinamo Zagrebit 1-2
Në minutën e ’65 skuadra kroate e Dinamos të Zagrebit ka shënuar duke e barazuar rezultatin në 1-1. Goli për kroatët u shënua nga El-Arbi Hilal Soudani.
Ka qenë minuta e ’36 kur Skënderbeu ka kaluar në avantazh me një supergol të Blendi Shkëmbit ndaj Dinamos Zagrebit.
Aksion i shpejtë i Skënderbeut me mbrojtësin Radas që lë mbrojtjen, kombinohet me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet duke marrë goditje dënimi. Shkëmbi gjuan goditjen e dënimit dhe shënon një supergol duke shkundur rrjeten e portierit kroat
Pjesa e parë përfundon në avantazh të korçarëve me rezultatin 1-0.
Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel Josa
Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado, Soudani, Santos, Hodzic, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran Mamiç
Gjyqtar: Sergei Karasev
Nis me atmosfere Skënderbeu-Dinamo
Ka filluar në Elbasan Arena ndeshja mes Skëndërbeut dhe Dinamos Zagrebit. Mes 12 mijë tifozëve korcarët e Mirel Joses do luajnë për të hyrë në histori. Nëse Skëndërbeu fiton mundësitë për do të hyrë në grupet e Champions League janë të mëdha.
Gazetari i Ora News, Glenti Tafaj nga Elbasan Arena informon se atmosfera eshte shumë e ndezur dhe tifozët janë optimist për fitoren.
Për të parë supersfidën, mijëra tifozë nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar Elbasan Arenës.
Rreth orës 19:00 në Elbasan Arena kanë mbërritur lojtarët e Skënderbetu, ndërsa 30 minuta më vonë edhe ata të Dinamos.
Tifozët vështirësi për të hyrë në stadium
Ndërkohë që edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e sfidës, në portat hyrëse të stadiumit, qindra tifozë janë në radhë dhe po hasin në vështirësi për të hyrë në stadium.
Kthehen 90 tifozë kroate
Ethet e ndeshjes play-off mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit e vlefshme për Champions League kanë filluar, pasi në pikën kufitare të Hanit të Hotot janë kthyer rreth 90 shtetas kroatë.
Tifozët ishin nisur për të parë ndeshjen Skënderbeu-Dinamo i Zagrebit që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Lajmi për ndalimin e tifozëve është konfirmuar edhe nga shefi i kufirit dhe emigracionit. Pas konsultimeve me autoritetet kroate u tha se kthimi i tyre u bë pasi ata janë cilësuar si problematik.
KOHA JONË SONDAZH

