Charles Michel: “Ne po e përgatisim këtë dasmë”/ Mirëpresim anëtarët e rinj deri në 2030

Gjatë vizitës në ambjentet e Piramidës e cila u kthye në vendmbledhjen e samitit të udhëheqësve të Procesit të Berlinit si dhe u fol për të ardhmen europiane të Ballkanit, Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel është shpehur me tone mjaftë pozitive dhe figurative në vijëmsi të replikës me Kryeministrin Rama, lidhur me prespektivën europiane të zgjerimit dhe antarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Fjala e plotë nga Charles Michel:

“Shqipëria njihet për mikpritjen dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. E mbaj mend shumë mirë kur u takuam vjet në Berlin dhe të gjithë ramë dakord që Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal , por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi, kur bashkëpunimi është i nevojshëm, pra kërkohet më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës edhe një herë ka treguar se sa e rëndësishme është që në të flasim me një zë të vetëm evropian dhe që ne të bashkëpunojmë edhe më tej. Edhe krizat e shumëfishta në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më shumë së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm duke punuar së bashku, do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku meriton, në zemër të Bashkimit Evropian. Këto janë momente kyçe, momente të rëndësishme vendimmarrëse, mos i lini mundësitë t’ju shpëtojnë, kapeni momentin. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë të mundshëm. Prandaj le të punojmë së bashku që ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian. Kemi hedhur themele të forta me planin tonë të investimit ekonomik prej 30 miliardë euro. 16 miliardë euro janë përdorur tashmë. Ne duam të hapim për vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian. Por, hapja e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët. Është kusht që dhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre. Në rast se ka bllokime, është se bllokojnë veten”, tha Ursula von der Leyen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet nxituar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke patur integrimin në BE si dritën integruese. A është BE-ja e kënaqur vetëm të menaxhojë kriza, apo duam të udhëheqim dhe formëzojmë të ardhmen? Zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje, sepse zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE-së ashtu dhe të anëtarëve tanë të ardhshëm dhe Procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, duke patur integrimin ne BE si dritën orientuese. Partnerët dhe miqtë tanë në rajon, ju e dini që duhet të realizoni angazhimet tuaja, duke e nisur me reformat e nevojshme, e ne në BE duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarët e rinj deri në 2030 për t’u zgjeruar dhe e di që ky afat, është hasur me disa skepticizma në rajonin tuaj, sepse keni pritur për një kohë të gjatë dhe e di Edi, që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i së cilës nuk vjen asnjë herë në dasmë. Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasmë”, u shpreh presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?