Charlie Hebdo, karikaturë për Sindromën Down, Zaimi: Nuk më vjen keq që disa gazetarë i vranë

 

 

Nga Redjon Shtylla

Charlie Hebdo, revista e famshme franceze satirike e cila ishte në shënjestër nga terroristët në një sulm në janar, është vënë dhe një herë në sytë e kritikave. Këtë herë ka publikuar në numrin e ri të revistës një karikaturë të politikanit kontrovers, duke e quajtur atë "Morano, e bija e fshehtë me Sindromën Down e de Gaulle". Faqja e parë e revistës së përjavshme tregon imazhin e Nadine Morano, ish-ministër i kabinetit në qeverinë e Nicolas Sarkozy, si një fëmijë, duke u përkundur nga ish-presidentit Charles de Gaulle. Karikatura e radhët ka shkaktuar përsëri polemika dhe kritikët duke e akuzuar redaktorët e saj së njerëz fyese ndaj sindromës Doën. Revista tallet me një imazh të famshëm, të atij të Charles de Gaulle me vajzën e tij Anne, e cila kishte sindromën Doën dhe vdiq nga pneumonia në moshën 20-vjeçare në vitin 1948.

Lidhur me këtë ka reaguar dje dhe themeluesja e shoqatës “Down Syndrome Albania”, Emanuela Zaimi. Në një postim në Facebook ajo shprehet se duhet bërë një vlerësim psikik për gazetarët që kanë janë tallur me imazhin e fëmijëve më sindormën Dawn. Ndërsa shton se: “Do u thoja shkofshi në djall. Opsss disa prej tyre kanë shkuar dhe e dhe s'po më vika keq fare këtë herë!!”.  “A ka menduar ndonjëherë shteti francez t'ju bëjë një vlerësim psikologjik (Franca shquhet për psikologe) dhe mjekësor (laboratorik) stafit të kësaj gazete? Të shkuarës së tyre? Fëmijërisë së tyre, jetës që ata bëjnë aktualisht? Substancave që konsumojnë? Do jetë interesante them unë të lexojmë konkluzionet e këtij vlerësimi. Me siguri këta janë njerëz të keqtrajtuar nga jeta se nuk ka shpjegim tjetër të produktivitetit të tyre. Do thoja shkofshi në djall. Disa prej tyre kanë shkuar dhe e dhe s'po më vika keq fare këtë herë!!”, shprehet themeluesja eshoqatës Doën Syndrome Albania, Emanuela Zaimi.

SHKARKO APP