“Ç’i duam paret kur ne do të vdesim” Qytetarët dynden për grantet e rindërtimit në Durrës, ankohen: S’ka masa anticovid
Banorë të shumtë janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm para prefekturës së Durrësit.
Pavarësisht masave anticovid, ata kanë zënë radhë për të dorëzuar dokumentet për të përfituar nga grantet e rindërtimit, për banesat e dëmtuara nga tërmeti I nëntorit 2019.
Sipas burimeve procesi i riaplikimit është hapur vetëm për një ditë pa njoftim zyrtar.
Qytetarët të indinjuar ankohen për mos marrjen e masave në këtë kohë pandemie kur duheshin shmangur me patjetër radhët dhe fluksi.
Ka banorë të cilët kanë shkuar tek prefektuar që në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.
“Kam ardhur që në orën 04:00 të mëngjesit dhe ende nuk kam marrë numrin” thotë një banor.
“Jemi në mes të epidemisë dhe po rrijmë grumbull. Vdiqëm, çfarë po bëhet. Po rrijmë nga tre orë në gjynah” thotë një banor tjetër.
“Po rrijmë por të shkojmë në shtëpi do zëmë shtratin. Ç’i duam paret kur ne do të vdesim.“
“Qeveria thotë se nuk duhet të rrinë më shumë se 10 veta, këtu janë 500. I kanë lënë aplikimet për të gjithë pallatet në një ditë, sikur nuk kanë tru”
E njëjta situatë ka ndodhur një ditë më parë në Shijak.