Çifti i kthyer nga Gjermania pozitiv me Covid-19, vihen në alarm personat që i kontaktuan

Një çift i sapo kthyer nga Gjermania kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Libbrazhd ndërsa burime bëjnë  me dije se nga sot do të bëhen tamp[onët për anëtarët e tjerë të kësaj familjeje që kanë pasur kontakt me ta.

Fax News raporton se për të tretën herë Librazhdi rikthehet në listën e qyteteve me raste pozitive me Covid 19.

Por ndryshe nga dy rastet e para, të cilat ishin të izoluar pasi ishin infektuar në spital në Tiranë, ky rast pritet të pasohet me raste të tjera të infektuarish pasi çifti prej disa ditësh kanë qenë në kontakt me shumë njerëz.

SHKARKO APP