Çifti i të rinjve në gjendje kritike! Po zbrisnin me motor nga kalaja e Beratit, u përplasën me një automjet të parkuar

Një çift të rinjsh që udhëtonin me motor janë aksidentuar me një automjet këtë të hënë në rrugën me kalldrëm që të çon drejt Kalasë së Beratit.

Raportohet se S. dhe E. Xhafa, kanë qenë duke zbritur me motor nga Kalaja në drejtim të qytetit, por janë përplasur me një mjet tip “Benz”, që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe dy të rinjtë kanë përfunduar pa ndjenja në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Berat ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe do të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?