Çifti kapet në Qafë Botë me 57 kg në automjet, arrestohet bashkëshorti

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë në Sarandë kanë sekuestruar 57 kg kanabis, të fshehur në shasinë e një automjeti në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford”  me drejtues shtetasin   F.C, shërbimet  e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë”thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimit e narkotikëve në komisariatin e policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i  drejtuesit të mjetit,  F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si dhe u procedua  penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me  bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?