Çifti me probleme mendore, burri vret gruan me sëpatë
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në familje që tronditi Kaplikun në Malësinë e Madhe, ku burri masakroi për vdekje më sëpatë gruan e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut.
Krimi i rëndë ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta mes autorit Ylber Bajrakurtaj dhe gruas së tij Lumturie Bajrakurtaj.
Po ashtu thuhet se ngjarja ka ndodhur jashtë në oborrin e banesës, ndërkohë që tre fëmijëve të mitur, dy vajzave dhe djalit të vogël ishin brenda.
Pas debatit verbal, kryefamiljari mori një sëpatë dhe qëlloi nënën e tre fëmijëve të tij në oborrin e banesës. Çifti thuhet se vuanin të dy problemet e shëndetit mendor dhe se ishte i pajisur edhe me kartelë
KOHA JONË SONDAZH

