Çifti nga Durrësi: Shkuam të blinim 2 kg patate, na arrestuan si kriminelë
Një histori e pazakontë vjen nga Durrësi. Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31-vjeç dhe Oksana Ppapajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.
Burrë e grua u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë. “Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”.