Çifti shqiptar kapet me kokainë në Itali

Një çift i ri shqiptarësh është arrestuar në zonën e Ponte San Giovanni në Perugia gjatë një kontrolli të policisë italiane në rrugët e zonës.

Mediat lokale në Itali raportojnë se në makinën me të cilën ata udhëtonin, janë gjetur më shumë se 110 gram kokainë e cilësisë së lartë, shkruan Syri.net.

Analizat e kryera në laboratorin e komandës së policisë, citohen nga mediat italiane burime zyrtare nga policia, kanë zbuluar se pastërtia e kokainës ishte 84%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sasia e sekuestruar mund të bëheshin 600 doza. Arrestimi i çiftit (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) është cilësuar i vlefshëm nga gjykata dhe të dy shqiptarët janë lënë pas hekurave në burgun e Capanne-s, Perugia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?