Çifti vetëhelmohet, prindërit: Nuk dinim gjë, u shokuam kur…

Fshati Xhyrë i Librazhdit është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një çifti i sapomartuar (saktësisht, dyshja e kurorëzoi dashurinë të dielën e javës që lamë pas) është helmuar, nga ku nusja ka ndërruar jetë e ndërsa bashkëshorti ndodhet në reanimacionin e Elbasanit. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Rezarta Agron Hajdari dhe 27-vjeçarin Olsi Dilaver Hajdari.

Prindërit e Olsit janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar kur gjetën vajzën e pajetë. Prindërit janë shpehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë. Tezja e Olsit është tronditur, ajo thotë se për momentin janë të interesuar vetëm për shëndetin e 27-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit. “Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.

Olsi dhe Rezarta Hajdari në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë disa momente nga dasma e zhvilluar këtë të dielë, por edhe nga lidhja e tyre e dashurisë. Nga fotot çifti duket mjaft i dashuruar ndërkohë që vijon të mbetet mister shkaku i këtij vendimi tragjik që i mori jetën 19-vjeçares.

SHKARKO APP