Cikloni godet Greqinë, dëmtohen rëndë shtëpitë në dy ishuj (Pamjet)
Cikloni “Ianos” ka goditur brigjet e Greqisë mëngjesin e sotëm duke sjellë dëmtime në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos.
Sipas medias greke, cikloni goditi brigjet në orën 04:00 të mëngjesit, duke ndërruar intenerar nga sa ishte parashikuar.
Meteorologët zbuluan se cikloni nuk ka vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë, ndërsa do të qëndrojë për 6 deri në 9 orë në gjirin e Patras. Më pas do të do të vijojë në jug të Greqisë, pikërisht në zonën e Mesinisë dhe më pas në perëndim të Kretës.
Cikloni ka krijuar erëra me shpejtësi rreth 90 km/h sipas meteorologëve.