Cilën vaksinë do të marrë Shqipëria, të lirën apo të shtrenjtën? Rama thotë se…
Cilat nga vaksinat e dala do të marrë Shqipëria, për të luftuar Covid-19? Përmes një komunikimi për mediat, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera për vaksinën që do të marrë vendi ynë duke u ndalur edhe te çmimi i saj.
”Po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet për të pasur në dispozicion sasira të caktuara. Por sasia që do të prodhohet nuk do të jetë e gjitha e nevojshme që në ditën e parë, por do të ketë një përshkallëzim. Ajo që ne na duhet është që të mos mbetemi në bisht dhe e dyta, të vëmë në dispozicion vaksinën për këto katogori njerëzish”,- tha Rama.
Në lidhje me çmimin, Rama sqaroi se kjo është një tjetër temë. ”Nuk i kemi lënë gjë mangët popullit kur ka qenë puna për gjëra që lidhen me elementët më të rëndësishëm për jetën. Nuk do ta lëmë mangët këtë detyrim, pavarësisht çmimit. Nuk do të thotë se do të marrim vetëm një lloj. Mund të marrim nga të gjitha llojet nëse do të kemi mundësi, siç po bëjnë të tjerët. Asnjë vend, mesa unë po shoh, nuk po fokusohet vetëm tek një”.