Cilësia e universiteteve, Shqipëria renditet e fundit në rajon
Universiteti i Tiranës, sipas një raporti, renditet i fundit nga Universitetet kryesore të vendeve të rajonit. Në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking web of Universities” Shqipëria renditet e 3 786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës.
Në rajon, i pari renditet Universiteti i Athinës, pasuar nga Universiteti i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Klasifikimi që bën ”Ranking web” bazohet në cilësinë, kërkimin shkencor, performancën e çdo universiteti, sipas pasqyrimit që ato vetë bëjnë në web-et e tyre.
“Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë. Pas Harvardit renditen “Stanford University” dhe “Massachusetts Institute of Technology”.
KOHA JONË SONDAZH

