Cilët janë 3 kosovarët e arrestuar në Gjermani të dyshuar si terroristë

Sipas informacioneve të ‘ARD-Magazin’, “Report München” dhe BR-Hörfunks janë arrestuar tre persona të lidhur me rrjetin e terrorizmit, dhe që dyshohet se po përgatisnin sulme në Gjermani.

Fatmirësisht ata janë arrestuar para pak orësh, në magjistralen A8 pranë Rosenheim. Të tre të dyshuarit janë nga Kosova. Bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një shoqërues të moshave mes 36 dhe 46 vjeç. Deri tani autoritetet nuk japin informacione nëse ata janë të lidhur me atentatorët e Brukselit.

Të tre kanë punuar më parë në një firmë ndërtimi në Belgjikë, duke shtuar dyshimet të ketë lidhje mes tyre. Policia ka reaguar pasi një person i panjohur deri më tani për publikun, e ka njoftuar policinë se ekzistonte rreziku i një sulmi terrorist.

Ata janë deklaruar se janë punëtorë ndërtimi. Me vete kishin 10 mijë euro, por kanë deklaruar se paratë i kishin për të blerë një veturë dhe vegla për punë. Sidoqoftë, mediat gjermane raportojnë se njëri nga tre personat, ishte i kërkuar me fletëarrest.

Momentalisht të dyshuarit janë dërguar drejt Prokurorisë së Mynihut, me pretekstin e “prishjes së rendit publik dhe si të rrezikshëm për sigurinë shtetërore.” Nesër do vendoset edhe për masën që mund t’u shqiptohet.

SHKARKO APP